75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Ndërhyrja që po bën xhiro në internet, Hummels s’e lejoi Dierin të realizonte gol

Skuadra e Borussia Dortmund shënoi një fitore të madhe në “Allianz Arena”, pasi mposhti 2:0 Bayern Munichun.

Në këtë takim ndodhi ndërhyrja më e mirë që e keni parë ndonjëherë në futboll, shkruan Indeksonline

Ishte mbrojtësi Mats Hummels ai që ia mohoi golin kundërshtarit të tij në një mënyrë fantastike.

Hummels kërceu lartë dhe ndali me këmbë goditjen me kokë nga mbrojtësi anglez, Eric Dier.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 53 pikëve, kurse Bayern Munich mbetët në pozitën e 2-të me 60 pikë, 13 pikë larg liderit, Leverkusen (73)./Indeksonline/