75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 29 Korrik 2025 / MSH

Ndërhyrja serbe në Novi-Pazar ishte e qëllimshme? Kamberi: E bëjnë për t’i paraqitur pakicat si element destabilizues

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka zbuluar prapavijën e ndërhyrjes së shtetit në Universitetin e Novi-Pazarit.

Sipas tij, Serbia nxit konflikt në zona të banuara me qytetarë nga radhët e pakicave, vetëm për t’i paraqitur ato si element destabilizues, shkruan IndeksOnline.

Kjo, sipas Kamberit, është një taktikë e vjetër nga repertoari i viteve të ’90-ta.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ndërhyrja e shtetit me paraformacione në Universitetin e Novi Pazarit sot, si dhe përpjekja për të shuar betejën e studentëve boshnjakë për barazi dhe shtet të së drejtës, flet qartë për gatishmërinë e këtij regjimi për të heshtur zërin kritik dhe për të vrarë energjinë studentore, e cila prej muajsh po përpiqet ta çkapë shtetin nga struktura autokratike.

Pse pikërisht Novi Pazari dhe pse pikërisht ky universitet?

E qartë:

Nxitja e konfliktit në zona të banuara me qytetarë nga radhët e pakicave – për t’i paraqitur pakicat si element destabilizues e antishtetërorë.

Një taktikë e vjetër nga repertoari  i të ’90-ve.