16:15 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës, mbushen rrugët me billbordet e Gent Cakajt

Një nga persnalitetet të cilat dhanë kontribut tejet të madh, madje duke futur në histori poltikbërjen në Luginë dhe Preshevë është Gent Cakaj.

Në nderim të punës dhe respektit ndaj tij, qytetarët e kësaj pjese, po nderojnë Ministrin e Jashtëm shqiptar, transmeton IndeksOnline.

Sot kudo, në çdo cep u panë billbordat me imazhin e Cakajt në Luginë, e për këtë ai ndjehet tejet falenderues.

Ndryshe, ky gjest i shqiptarëve të Luginës vjen edhe si shenjë proteste për refuzimin e Serbisë, pasi që qeveria serbe, refuzoi Kuvendin Komunal të Bujanocit që Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi”.

“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime.

Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegj”, shkruan Cakaj në FB./Indeksonline