75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Ndërkombëtarët edhe sot te Haradinaj, një britanik dhe izraelit!

Takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj me ndërkombëtarët nuk kanë të ndalur.

Ditë më parë, kreu i ekzekutivit u takua me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale, ndërsa dje Haradinajt në zyre i kanë shkuar dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel, njofton Indeksonline.

Ndërsa sot, kreu i Qeverisë, do të takohet me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Takimet e Haradinajt me ndërkombëtarët janë shpeshtuar kohëve të fundit, pas presionit të tyre për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Mirëpo, takimi i Haradinajt me Moore, nuk do të jetë i vetmi gjatë ditës së sotme.

Ai do të presë në takim edhe shefin ekzekutiv, njëherit president i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer./Indeksonline/