75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / MSH

“Ndërlidhet me punën e tij zyrtare”/ Sulmohet fizikisht prokurori Buzhala

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e kryeprokurorit të shtetit kanë dënuar ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala.

Në një deklaratë zyrtare, KPK-ja thotë se sulmi ndërlidhet me punën e tij zyrtare. 

“KPK-ja dhe ZKPSH-ja, theksojnë se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor.

Gjithashtu, KPK-ja dhe ZKPSH-ja, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Nga KPK-ja dhe ZKSH-ja kanë siguruar se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente.

Ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalim 48-orësh dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë./IndeksOnline/