11:16 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / B O

Ndërmarrja Publike Banesore dhe “Termokos” nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore sh.a. Arton Berisha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i N.P. “Termokos” sh.a. Fisnik Osmani, nënshkruan dje kontratë për kryerje të shërbimeve urgjente të mirëmbajtjes dhe riparimeve në hapësirat publike dhe në hapësirat e NP “Termokos”.

Qëllimi i kësaj kontrate është që të themeloj kushtet për kryerjen e shërbimeve urgjente të mirëmbajtjes dhe riparimeve infrastrukturore: sanimi i gropave, punimi i pusetave, shtrimi të kubzave anësore, si dhe riparimi dhe mirëmbajtje të Nënstacioneve.

Këto shërbime të NPB-së do t’i përcjellin planet dinamike të Termokos-it për dendësim, zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes qendrore.
NPB dhe Termokos mbesin të përkushtuara që të bashkëpunojnë edhe për projekte tjera potenciale në të ardhmen.