75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / MSH

Nderohen dëshmorët dhe martirët e Kaçanikut

Në Lagje të Re dhe në Rakoc të Kaçanikut, sot u nderuan 28 dëshmorët dhe 32 martirët e luftës.

26-vjetori i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë së vendit gjeti krerë institucionalë dhe shumë pjesëtarë partish dhe të luftës, që nderuan dhe bënë homazhe, shkruan IndeksOnline.

Homazhet u bënë pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, si edhe në Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Në homazhe morën pjesë figura të LVV-së, përfshirë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nga ana tjetër, homazhet e PDK-së i kryesuan personalitete si: Rashit Qalaj, Ariana Musliu-Shoshi, Ganimete Musliu, e kështu me radhë.