Kadri Veseli nderon heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
Në Kuvendin e Kosovës po bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Pas homazheve, ai me një postim në llogarinë e tij në Facebook nderoi heroizmin e tyre, shkruan Indeksonline.
“Pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit. Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t’i shërbehet Kombit. Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!” shkroi Veseli./Indeksonline/