Nderohen në Tiranë me tituj akademikë, Driton Kuka e Dritan Abazoviç

Trajneri i ekipit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka dhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot janë nderuar me tituj akademikë në Tiranë, shkruan IndeksOnline.
Kuka është nderuar me titullin Akademik “ Doctor Honoris Causa “.
“I nderuar nga Universiteti “Luarasi” në Tiranë me titullin Akademik :
“ Doctor Honoris Causa “!
Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të Sistemit Edukativo Arsimor në Japoni!

Me shpresë që sporti që ka ba krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bahet pjesë e Sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri!”, shkroi ai.
Kurse, Abazoviç mori tituli “Doktor nderi”, i cili tha është nder dhe privilegj të bart këtë titull.
“Dhënia e titullit doktor nderi
Sot pata nderin dhe privilegjin e veçantë të shpallem “Doktor i nderuar – Doktor nderon causa”. Është një kënaqësi e veçantë të paraqes shpjegimin e rektoratit të Universitetit Luarasi në të cilin thuhet se doktorata jepet për “promovimin e vlerave të ndërkulturalizmit dhe një kontribut të veçantë në krijimin e një shoqërie multietnike”.

Unë besoj në pajtimin, përparimin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit. Ne ndërtojmë ura mes njerëzve, mposhtim urrejtjen dhe trashëgojmë dallimet që e bëjnë jetën më të bukur dhe më të plotë!”, tha ai./IndeksOnline/