Nderohet familja Vokrri për kontributin e pashterrshëm të Fadil Vokrrit
Tashmë ka filluar ceremonia e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Në këtë ceremoni, e cila po zhvillohet në kryeqytet, janë të ftuar edhe figura të njohura si kryeministri, Ramush Haradinaj, i pari i Kuvendit, Kadri Veseli si dhe i pari i FSHF-së, Armando Duka.
Ndërsa, para pak çastesh, FFK ka ndarë çmimin e parë në këtë ceremoni, transmeton IndeksOnline.

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka nderuar familjen Vokrri, për kontributin e pashterrshëm të presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.
Tutje, sonte do të shpallen edhe futbollistët më të mirë të vitit që po lëmë pas në Kosovë./IndeksOnline/