75 Mall Live Search
23:23 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Luan Haradinaj

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” në  fillim  të muajit maj ka udhëtuar për në  Malin e Pashtrikut, Majën e Kunorave me një lartësi mbi 1500m/lmd. Në këtë vend ra për të mos vdekur kurrë edhe Dëshmori i Kombit, Luan Haradinaj.

Pjesëmarrës në këtë ngjitje ishin grupmosha të ndryshme nga të dyja gjinitë, ndërsa  kanë vendosur edhe lule të freskëta tek pllaka përkujtimore e cila ishte e vendosur rishtazi në Malin e Pashtrikut.

Shoqata “Shkëmbi”, vazhdimisht po organizon ngjitje dhe vizita të shumta nëpër vende të ndryshme,  që lidhen me data të rëndësishme. Kohëve të fundit është vizituara edhe rruga e të mbijetuarve te Masakrës së Tivarit ne Krajë, Varri i Jakup Ferrit në Plavë, Rrasa e Zogut, Kosharen,  Prekazin, Gllogjanin etj.

Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” Mensur Gashi,  fare në fund ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj ngjitje, ndërsa ka theksuar se në agjendë nuk ishte e parapare që të vizitohet ndonjë vend kaq i veçante, dhe t’ju kushtohet edhe Dëshmorit të Kombit Luan Haradinaj si njëri nga të rënët e parë në luftën për lirinë e Kosovës.

Ai tutje ka shtuar se edhe në të ardhmen pritet të vizitohen vende që janë pak të vizatuara nga bjeshkatarët, ndërsa ka ftuar të gjithë adhuruesit e natyrës dhe të interesuarit e tjetër që të vizitojnë vendet dhe bukuritë e shumta që ka Kosova.