75 Mall Live Search
15:36 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ndërprehen punimet në rrugët e Suharekës, për mospengimin e komunikacionit sa janë mërgimtarët

Nga sot e deri më 20.08.2019, punimet e kontraktura nga Komuna e Suharekës do të ndërpriten përkohësisht në akset kryesore rrugore.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai këtë vendim e ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, që në këtë periudhë mos të ketë punime.

“Kjo bëhet për mospengimin e komunikacionit gjatë periudhës sa janë mërgimtarët këtu”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/