75 Mall Live Search
19:34 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Ndërprehet ndeshja e Kupës së Botës për Klube, tifozëve iu kërkohet të largohen nga stadiumi

Është ndërprerë ndeshja e Kupës së Botës për klube, mes Palmeirasit dhe Al Ahlyt.

Ishte një paralajmërim se mund të ketë një stuhi në New Jersi, e po ashtu iu bë thirrje tifozëve që të largohen nga stadiumu ”MetLife”, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u ndërpre nëminutën e 59-të, ku Palmeiras ishte duke udhëhequr me rezultat 2-0.

E njëjta situartë ndodhi edhe mbrëm, në ndeshjen mes Pachucas dhe Salzburgut, e cila u ndërpre për rreth një orë derisa skuadra austriake shënoi fitore me rezultat 2-1./IndeksOnline/