Ndërprehet ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

Është ndërprerë përkosisht ndeshja e javës së 23-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Ndeshja u ndërpre për shkak të ofendimeve të tifozëve të Prishtinës drejtuar basketbollistëve të Trepçës.
Tifogrupi Plisat janë larguar nga palestra.
Skuadra mitrovicase ishte duke udhëhequr me rezultat 64-61, kur ndeshja u ndërpre në qerekun e katërt./IndeksOnline/