16:27 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Ndërprehet uji i ujësjellësit në disa fshatra të Deçanit pas helmimit të qindra qytetarëve

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj është deklaruar pas helmimit të qindra qytetarëve në atë komunë, ky dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.

Ai tha se pas takimit të Shtabit Emergjent është vendosur që në disa fshatra të nderprehet rrjeti i ujësjellësit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar sot ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti një takim dhe u vendos që;

– Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.

– Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë.

– Barnatoret edhe pse ditë e Diel të gjitha  janë të hapura.

Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjthë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile!