75 Mall Live Search
08:06 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / FR

Ndërprenë fjalimin e Netanyahut, 6 të arrestuar në Capitol

Policia e Capitol-it thotë se gjashtë persona janë arrestuar për ndërprerjen e fjalimit të Benjamin Netanyahut në Kongresin Amerikan.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë të dobishëm të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat antiizraelite në Amerikë, shkruan Sky News.

Personat u arrestuan për “hyrje ose qëndrim të vetëdijshëm, me forcë dhe dhunë në foltoren e njërës nga dhomat e Kongresit…”.

Disa figura të larta në mesin e demokratëve e kanë bojkotuar fjalimin e Netanyahut, ndërsa mijëra amerikanë kanë protestuar para ndërtesës së Kongresit…, për të dënuar luftën në Gazë dhe krizën humanitare që e ka krijuar.