75 Mall Live Search
16:19 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

Ndërprerja e ngrohtores, Rama tregon vendimin që morën me Termokosin

Pas gjendjes së krijuar në “Termokos” për shkak të mosfurnizimit me avull nga KEK-u, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkuar atje për tu marrë me këtë rast.

Ai tha se kanë marrë vendim që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit, raporton Indeksonline.

Sot patëm një takim urgjent me Ndërmarrjen Publike “Termokos” lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. Morrëm vendmin e përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit. Ne si Komunë do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit“, ka shkruar ai.