75 Mall Live Search
23:18 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / F.R

Ndërprerja e numërimit në Mitrovicë, reagon Faton Peci

Fituesi i balotazhit për Mitrovicën, Faton Peci nga Vetëvendosje ka reaguar pasi në QNR në Mitrovicë është ndërprerë rinumërimi i votave.

“Prap hibrida aaa”, thuhet në reagimin e Pecit në Facebook.

Ndryshe, në Mitrovicë kanë nisur hetimet pasi dyshohet për keqpërdorim” të votave.

Mirëpo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se kanë të bëjnë vetëm me gabime teknike në shtypjen e fletëvotimeve, por që sipas KQZ-së nuk ndikojnë në procesin zgjedhor.