Ndërprerje e përkohshme e ujit në zonën e Graçanicës
KRU Prishtina ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në zonën e Graçanicës.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të një rrjedhjeje në gypin DN 160 në rrugën “Brigada 153”, furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në këto rrugë: “Brigada 153”, “Minatori”, “Mramori”, “Shkëlzen Syla”, “10 Qershori”, “Florina”, “Ramë Haxholli” dhe “Adnan Loku”.
“Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
Rikthimi i furnizimit me ujë do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve” thuhet në njoftimin e KRU-së.

