21:12 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndërpriten garat e veturave të shpejta si pasojë e mungesës së ndriçimit (Foto)

Janë ndërprerë garat e veturave ‘Drag Race 2018’.

Ndërprerja e garave është bërë për arsye të mungesë së ndriçimit në pistë, raporton Indeksonline.

Vazhdimi i garave ka qenë i pamundur pasi të gjitha veturat e shpejta të cilat ndeshen në këto gara janë pa drita.Për t’u ndeshur në këto gara kishin mbetur vetëm edhe dy kategori, ajo prej 9 sekondave dhe ajo prej 10 sekondave.

Gara ‘Drag Race 2018’ janë zhvilluar tek Pista e Vjetër tek Aeroporti në Sllatinë./Indeksonline/