13:50 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Ndërpriten kërkimet për mësuesin, i cili dyshohet se u hodh nga Ura e Fshejtë

Janë ndërprerë kërkimet për trupin e mësimdhënësit 47 vjeçar nga fshati Sapniq i Rahovecit, i cili dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejtë”.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, kërkimet janë ndërprerë për shkak të reshjeve atmosferike.

“Pas vëzhgimit të terenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë ndërprerë kërkimet, me arsyetimin kushtet e pamundshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Për vazhdimin e këtij operacioni do të njoftoheni”, ka thënë Nusret Xhurkaj për IndeksOnline.

Policia ka konfirmuar dje se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.

Ndërkaq, kanë kaluar më shumë se 20 orë dhe trupi i pajetë i mësuesit ende nuk është gjetur./IndeksOnline/