Ndërpriten xhirimet e “Batman”, një anëtar i ekipit del pozitiv me koronavirus

Ndalen xhirimet e “Batman”, një person i ekipit del pozitiv me koronavirus
Një nga anëtarët e ekuipazhit që punonte në filmin e ri Batman me protagonist Robert Pattinson është diagnostikuar me koronavirus , duke shkaktuar që xhirimet e filmit të ndalen, shkruan Indeksonline.
Sipas DailyMail , aktorët dhe ekuipazhi u larguan nga vendi i tyre i xhirimit në studion Warner Bros në Hertfordshire, Angli.

“Na është dërguar një provë që thotë se një anëtar i ekuipazhit ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19,” tha një burim.
“Të gjithë po flisnin në set për këtë. Ne nuk e dimë kush ka rezultuar pozitiv, por ka shkaktuar kaos në orar”.
Xhirimet e filmit rifilluan vetëm tre ditë më parë pasi u ndalën muaj më parë për shkak të pandemisë./Indeksonline/