Ndërpritet debati në parlamentin britanik nga disa persona të zhveshur
Derisa deputetët në parlamentin britanik po debatonin çështjen e “Brexit” , disa persona të zhveshur hynë brenda dhe ndërprenë seancën.
Ata ishin protestues që bënin thirrje për mbrojtjen e ambientit, transmeton Indeksonline.
Protestuesit e zhveshur kanë arritur që t’i ikin sigurimit me pretendimin se janë vetëm shikues aty.

Sapo hynë brenda në parlament, u zhveshën duke bërë që sytë e të gjithë deputetëve të jenë tek ata. Disa nga deputetët fotografuan personat e zhveshur.
Udhëheqësi i parlamentit bëri thirrje që injorohen protestuesit dhe të vazhdoj debati.
Britania e Madhe është duke kaluar në një krizë politike për shkak të “Brexit”. Deri më tani tre herë është refuzuar propozimi i kryeministres, Theresa May. Së shpejti pritet që të votohet për herë të katërt./Indeksonline