75 Mall Live Search
18:03 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / MSH

Ndërpritet ndeshja e barazhit, tifozët e Vushtrrisë shkatërrojnë ulëset dhe rrjetën e golit

Momentalisht është ndërprerë ndeshja e barazhit mes skuadrës së Vushtrrisë dhe asaj të Malishevës, ku kjo e fundit gjendet në epërsi prej 2:0.

Pasi që gjyqtari akordoi penallti në favor të Malishevës, tifozët vushtrrias të njohur me emrin “Forca” kanë bërë një gjest jo të hijshëm, i cili edhe qoi në ndërprerje të lojës.

Në minutën e 78’ gjyqtari akordon penallti në favor të Malishevës, ku në shenjë proteste, “Forca” ka filluar të shkatërrojë stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke dëmtuar ulëset, dhe duke shqyer rrjetën e golit.