Ndërpritet ndeshja e Premier Leagues, kapiteni kolapson në fushë

Është ndërprerë ndeshja mes Bournemouthit dhe Lutonit, e vlefshme për Premier Leaguen, pasi kapiteni i ekipit mysafir, Tom Lockyer, kolapsoi në fushë.
Ndeshja ishte e barabartë 1:1 dhe kur po zhvillohej minuta e 70-të, kapiteni i Lutonit 29-vjeçar ra në tokë.
Ndërhyri menjëherë stafi mjekësor, ndërsa lojtarët shkuan drejt zhveshtores.
Stafi mjekësor i Bournemouthit ka konfirmuar se Lockyeri është i vetëdijshëm.
Lockyeri kolapsoi në fushë edhe në finalen e plejofit për t’u ngjitur në Premier League sezonin e kaluar. Ai shpëtoi dhe vendosi t’i kthehej prapë futbollit.
Tom Lockyer has collapsed on the field during the Luton vs Bournemouth match. Pray for Tom! 🙏pic.twitter.com/9b0cfWKKF7
— Max Statman (@emaxstatman) December 16, 2023