17:57 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet ndeshja e Superligës, trajneri largon lojtaret

Debutuesja e elitës së volejbollit të Kosovës (femrat), Fushë Kosova dhe Feronikeli nga Drenasi, treguan lojë të mirë e me rivalitet të madh, por e cila sfidë nuk e priti fundin, pasi që ekipi nga Drenasi u tërhoq në shenjë të pakënaqësive me referim.

Deri në ato momente ishte duke udhëhequr me 2:1 në rezultat Fushë Kosova (17:25, 25:19, 25:23, 24:23 – u ndërpre).

“Në pikën e fundit Feronikeli e largoj ekipin nga fusha, e kontestoj një vendim të referëve”.

“Pra edhe një pikë KV Fushe Kosova e fitonte lojën por ata u larguan nga fusha”, tha trajneri i Fushë Kosovës, Istref Elezaj.

Për sfidën e ndërprerë do të vendos së shpejti Komisari i Garave i FVK-së.