75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Ndërpritet ndeshja Prishtina – Ballkani, kjo është arsyeja

Ka ndaluar për pak minuta ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky takim u ndërpre nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, pasi disa persona të paautorizuar kanë hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se kjo ndeshje po zhvillohet pa tifozë, si shkak i masave të Covid-19.

Pra, rezultati aktual i takimit është 0:0.

Por, pas 7 minuta ndërprerje gjyqtari, Tafik Maloku urdhëroi fillminin e takimit përsëri.