75 Mall Live Search
19:53 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Egnatia, tifozi bie nga shkallët

Sonte u ndërpre ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias në Korçë.

Kjo për shkak se një tifoz është rrëzuar nga shkallët.

Raportohet se tifozit që ishte në tribunën C ku qëndrojnë ultrasit e Skënderbeut, i ka ikur gjuha poshtë.

Mjekët e dy skuadrave i kanë dhënë mënjehërë ndihmën e parë dhe ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Ndeshja më pas vijoi dhe përfundoi me epërsi minimale të Egnatias.