75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / k.v

Ndërpritet raportimi i shefit të AKI-së, shkak seanca në Kuvend

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, po raporton në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës, në Presidencë.

Mbledhja është ndërprerë për shkak se Kuvendi i Kosovës tani është duke mbajtur seancë të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve të Gjenocidit dhe Parandalimit të Krimit.

Raportimi i shefit të AKI-së në komision do të rifillojë pas një orë, saktësisht në 12 e 30./IndeksOnline/