75 Mall Live Search
16:02 / E Martë, 26 Gusht 2025 / MSH

Ndërpritet seanca e konstituimit të Kuvendit

Është ndërprerë seanca për konstituimin e plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit, radha i erdhi nënkryetarëve, shkruan IndeksOnline.

Por, në mungesë të kuorumit dhe me propozim të deputetëve, seanca u ndërpre sot, për të vazhduar të enjten, në orën 11:00.

Tashmë Albulena Haxhiu është bërë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Emilija Rexhepi nga radhët e pakicave jo-serbe, Kujtim Shqala nga radhët e LDK-së dhe Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së.