20:38 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të rrezikut nga mosajrosja

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar për shkak të mungesës së kushteve, konkretisht mungesës së ajrosjes.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se për shkak të ajrosjes është rrezik të vazhdohet seanca, e cila do të vazhdojë nesër në orën 11:00.

Kurse, seanca për ku do të raportojë kryeministri Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, do të mbahet nesër në orën 16:00.