75 Mall Live Search
19:02 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet transmetimi i CNN në Venezuelë, protestës i referohen si “grusht shtet”

Në Venezuelë janë duke vazhduar protestat masive kundër dikatorit Maduro.

CNN International deri tani ka qenë duke mbuluar ngjarjet, por transmetimi i tyre për momentin është shkëputur.

CNN ka marrë kritika të ashpra në Twitter nga figura të ndryshme, pasiqë protestës së organizuar nga Guaido në titujt e tyre u janë referuar si ‘grusht shtet’

“Disa nga raportimet më të turpshme ndonjëherë nga @ CNN deri tani. Duke e quajtur atë që po ndodh në #Venezuela një “grusht shtet të armatosur”. Përpjekjet e Guaido mbështeten pothuajse nga çdo komb në rajon. Groteske.”

“Sapo ndodhi. CNN pa turp e quan “përpjekje grusht shteti atë që po ndodh sot në #Venezuelë. Guaido njihet si kryetar i përkohshëm legjitim i Venezuelës me kushtetutë, mbi 50 vende dhe OAS” janë disa nga shkrimet. /IndeksOnline/