75 Mall Live Search
18:09 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet votimi me kusht në një shkollë në Prishtinë, mungojnë zarfet

Në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, është ndërprerë votimi me kusht për shkak të mungesës së zarfeve.

Këtë e ka bërë të ditur menaxherja e kësaj pike, Xhylije Bala, e cila ka thënë se zyrtarët e KQZ-së do t’i sjellin zarfet në ndërkohë.

Sipas tyre, ata nuk kanë pritur që në këtë qendër do të ketë kaq numër të madh të votuesve.