Ndërrohen reklamat në orar të papërshtatshëm, krijohen kolona të gjata

Ndërrimi i reklamave në orën 16:00, afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, po i detyron qytetarët që të presin gjatë nëpër kolona.
Në një fotografi të siguruar nga “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë” shihet teksa bëhet ndërrimi i reklamave, me ç’rast është bllokuar rruga.

Poashtu aty mund të shihen edhe kolonat e gjata që janë shkaktuar nga ky veprim i tyre në orën 16:00, atëherë kur ka edhe fluks të veturave./Indeksonline/