75 Mall Live Search
15:45 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Aprovohet statuti i Trepçës, deputetët votojnë të enjten

Qeveria e Kosovës përmes një vendimi të ri qeveritar e ka aprovuar statutin e ndërmarrjes Trepça edhe pse përfaqësuesit e PDK-së në Qeveri kanë dhënë vërejtje duke pohuar që statuti nuk i përmban të gjitha parametrat e nevojshme.

Megjithatë në takimin e vet komisioni parlamentar kompetent me vota unanime të të gjitha partive politike ka proceduar për votim përfundimtar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Seanca për Trepçën do të mbahet me 31 janar 2019. Në të njëjtën ditë kur votohet edhe buxheti i Kosovës./Indeksonline/