16:55 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndërroi jetë familjari i Kadri Veselit (Foto)

Ka ndërruar jetë Halil Kajtazi, daja i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka treguar për veprimtarin që kishte i ndjeri.

“Sot u nda nga ne, daja im, Halil Kajtazi. Shkrimtar, gazetar e studiues i folklorit, daja Halil gjithë jetën ia kushtoi kulturës dhe ngritjes shpirtërore të vendit tonë. Nuk do t’i harroj kurrë bisedat e gjata me të. Rrezatonte urtësi e kulturë në çdo gjë që e bënte e thoshte. I paharruar do të jetë kujtimi dhe vepra që i la trashëgimi farefisit tonë dhe gjithë Kosovës. Përgjithmonë”, ka shkruar ai.