75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / A. M.

Ndërroi jetë ish-rektori i UP-së!

Ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu ka bërë të ditur se sot ndërroi jetë axha i tij, prof. Zenel Kelmendi.

“Ishte njeri shumë i dashur për të gjithë familjen, veprimtar i çështjes kombëtare, doktor i mjekësisë, profesor dhe rektor i parë i Universitetit të Prishtinës pas luftës.

La pas vetes shumë. Do ta kujtojmë gjithnjë, dhe do na mungojë të gjithëve.

Varrimi bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

Prehu i qetë axha Zenel”. /Indeksonline/

May be an image of 1 person