17:42 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Ndërroi jetë në fushë, Prokuroria e Firences fillon hetimin për vdekjen e futbollistit

Bota e futbollit italian është në zi, pas vdekjes së futbollistit, Mattia Giani në fushë.

Lojtari i promovuar nga akademia e Empolit u dërgua në spital, por nuk ia doli të fitonte betejën me jetën.

Ndërkohë, të nxitur edhe nga familjarët e Gianit, Prokuroria e Firences ka nisur një hetim në lidhje me ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit, shkruan IndeksOnline.

Babai i futbollistit theksoi se në fushë nuk kishte mjekë dhe se ambulanca mbërriti pas 15 minutash.

Mattia Giani, ndërroi jetë në fushë,  futbollisti i Castelfiorentinos ndjeu shqetësime në gjoks dhe u rrëzua në tokë në ndeshjen ndaj Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës./IndeksOnline/