75 Mall Live Search
12:04 / E Premte, 27 Shtator 2024 / L K

Ndërroi jetë njerka e Madonnës, e rriti që nga mosha 5 vjeçe në mes të raporteve të ngrira me të

Njerka e Madonna-s, Joan Ciccone, ndërroi jetë të martën pas një beteje me kancerin. Joan ishte 88 vjeçe ndërsa Madonën e kishte rritur nga mosha 5- vjeçare kur edhe i kishte vdekur nëna.

Në vitin 1966, Joan u martua me babanë e Madonna-s, Silvio Tony Ciccone , dhe së bashku ata rritën gjashtë fëmijët e tij, Anthony , Martin , Madonna, Paula , Christopher dhe Melanie Madonna dhe Joan nuk ishin në marrëdhënie të mira.

Në vitin 2002, këngëtarja tha se marrëdhënia e tyre ishte “e vështirë” duke e akuzuar se ajo kurrë s’e kishte trajtuar si fëmijë të saj./Indeksonline/