Ndërroi jetë pas atentatit në makinën e prokurorit, kush ishte shoferi, Andi Maloku
Gjashtë ditë do të luftonte midis jetës dhe vdekjes Andi Maloku, para se zemra t’i pushonte së rrahuri ditën e djeshme pas një komplikacioni shëndetësor.
Ish-polici 24-vjeçar mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi në makinën e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ku u qëllua me dy plumba dhe prokurori dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”.
Maloku, shofer i prokurorit, ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.


