10:06 / E Enjte, 25 Prill 2024 / L K

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj. Varrimi bëhet sot, në orën 15:00, në fshatit Sopijë të Suharekës

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që dha kontribut të çmueshëm për arsimimin e brezave të shumtë.

I ndjeri ka qenë i padëshiruar për ish- sistemin represiv milosheviqian. Kështu që ai suspendohet nga puna si mësimdhënës i gjuhës shqipe prej 1981-1991.

Poashtu Sahitaj dha kontribut për çeshtjen kombëtare në Komuën e Suharekës dhe mbarë Kosovën.

Në vitin 1991, Sahitaj, burgoset vetëm për shkak se doli kundër arsimimit me planprograme serbe.

Varrimi i Prof. Sahit Sahitaj bëhet sot, më
25.04.2024 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Sopijë, Komuna e Suharekës.