75 Mall Live Search
17:36 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / AR

Ndërroi jetë, zbulohet sëmundja nga e cila vuante parukieri i Kylie-s dhe JLo-s

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me historinë mjekësore të stilistit Jesus Guerrero i cili vdiq në moshën 34-vjeçare.

Guerrero, klientela e famshme e të cilit përfshinte Kylie Jenner dhe Jennifer Lopez , vdiq në një spital në Los Anxhelos pak pasi punoi me Lopez në Dubai, transmeton Indeksonline.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me historinë mjekësore të stilistit të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, në prag të vdekjes së tij në shkurt në moshën 34-vjeçare.

Motra e tij njoftoi më 22 shkurt se i vëllai ndërroi jetë.

Edhe pse familja e tij ende pret që rezultatet e autopsisë të kthehen, tani janë zbuluar detaje për problemet shëndetësore që ai pësoi para vdekjes së tij.

“Ai u diagnostikua me gastrit muaj më parë”, tha ajo për Us Weekly.

Gastriti, një inflamacion i mukozës së stomakut, mund të jetë rezultat i stresit të rëndë, medikamenteve, alkoolit , dietës, pirjes së duhanit, sëmundjeve të tjera, apo edhe efekteve të dëmshme ose operacioneve të mëdha./Indeksonline/

Edhe pse familja e tij ende pret që rezultatet e autopsisë të kthehen, Gris tani ka hedhur dritë mbi problemet shëndetësore që ai pësoi para vdekjes së tij.