75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / S Z

Ndërron jetë gjyqtari i futbollit kosovar, dyshohet për vetvrasje

Gjyqtari i futbollit kosovar Rilind Berisha ka ndërruar jetë. Dyshohet se ai ka bërë vetvrasje.

Berisha ishte futbollist aktiv i Rilindjës së Pejës, e po ashtu dhe aktivist i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në njoftimin e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë thuhet se me pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për humbjen e anëtarit të tyre.

“Me pikëllim të thellë morem lajmin për vdekjen e papritur të Rilind Berishes, anëtarit tonë të Kryesisë, Lindi ishte një person i sjellshëm me virtyte të larta dhe shembull i aktivistit dhe një përson i përkushtuar për rini, sportin dhe qytetin tonë. Lindi, pusho i qetë, do të mbetësh gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e FRLDK-së.