Ndërron jetë Agim Doçi

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi.
Ai ndodhej në reanimacion në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale.
Doçi u nda nga jeta sot (24 qershor) në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.
Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.