11:26 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / L K

Ndërron jetë akademiku i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë mbrëmë akademiku i njohur kosovar, Bahri Beci.

Akademik Beci ishe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se akademik Beci ishte një personalitet me veprimtari të shumanshme në disa fusha të gjuhësisë shqiptare historike e bashkëkohore për më shumë se gjashtë dekada.

“Ai është autor i dhjetëra veprave monografike dhe studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike”- thuhet në njoftimin e ASHSH-së për vdekjen e akademik Becit.

Ditën e martë, homazhet do të mbahen në Akademinë e Shkencave, në orën 9:00-11:30, ndërsa përcjellja e fundit e akademik Becit për në varrezat e Sharrës fillon në orën 12:00./Indeksonline/