75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë aktivisti i njohur i VV-së, nga Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka vdekur aktivisti i Vetëvendosjes, Hysni Hyseni (Doda).

Haskuka tha një sërë fjalësh për të ndjerin.  “Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë …, vullnetin për mirësi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…!

Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!

I drejtë dhe vazhdove drejt!

Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove!

Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllait, qytetarit, aktivistit, shokut…

Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë …, vullnetin për mirësi.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni!

Zoti të mëshiroftë!