09:46 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / B O

Ndërron jetë aktori i famshëm amerikan, ishte pjesë e serialit “Friends”

Ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare aktori i famshëm amerikan, James Michael Tyler.

Tyler ishte në fazën e katërt të kancerit të prostatës dhe nuk arriti ta mbijetojë.

Aktori u bë shumë i njohur në rolin e Gunther te seriali “Friends”, shkruan Indeksonline.

Ai luajti në 150 episode të “Friends” gjatë 10 viteve sa u xhirua ky serial.

Tyler ka lënë prapa vetes gruan e tij, Jennifer Carno./Indeksonline/