14:45 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / L K

Ndërron jetë aktori i mirënjohur kosovar

Ka vdekur sot në moshën 76 vjeçare aktori i mirënjohur kosovar, Xhevat Qorraj. Lajmin e ka dhënë i biri i tij, Betimi.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ju!
Lamtumirë
Xhevat Qorraj”, shkruan Betimi.

Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në Carrabregu i Deçanit, Kosovë. Ai është një aktor, i njohur për shumë role, ndër ta në filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.

Ndërsa në vitet e fundit e kemi parë si pjesë e serialit “Rrushe”, në rolin e Farukut./Indeksonline/