75 Mall Live Search
23:42 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë aktori i njohur

I njohur më së miri për rolin e tij si Anthony Stabile në Goodfellas, aktori Frank Adonis ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

TMZ raporton se lajmi i vdekjes së aktorit të lindur në Brooklyn u konfirmua nga gruaja e tij Denise, shkruan Indeksonline.

“Ai do tëna mungojë, ai ishte një baba i mirë dhe një burrë i mrekullueshëm”, tha ajo në një deklaratë.

“Ai ndihmoi të gjithë miqtë e tij, shkrimtar I mrekullueshëm, regjisor dhe aktor, ai ishte shoku im më i mirë “, ka thënë bashëkshortja e tij.

Adonis thuhet se vdiq në shtëpinë e tij në Las Vegas, pasi vuajti nga disa problem shëndetësore, përfshirë problemet e veshkave. TMZ raporton se aktori ishte nën dializë dhe në një ventilator në nëntë ditët e fundit të jetës së tij. Megjithatë, familja e tij zgjodhi të priste deri pas Krishtlindjeve para se ta merrte atë.

Përveç filmit mafioz të vitit 1986 i Martin Scorsese, Adonis gjithashtu u paraqit në rreth 40 filma të tjerë dhe shfaqje televizive duke përfshirë Casino, Ace Ventura: Pet Detective, Wall Street, True Romance dhe Equalizer./Indeksonline/