75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / MSH

Ndërron jetë aktori i njohur amerikan

Ka ndërruar jetë aktori i njohur i filmave klasikë, Bruce Glover.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Crispin, i cili postoi disa fotografi të përbashkëta me babain.

Shkaku i vdekjes nuk dihet akoma, shkruan TMZ.

Bruce i shënoi rolet e tij të para në fund të viteve të ’50-ta, duke u shfaqur në disa role të pakredituara televizive, përpara se të hynte në programet e njohura si “Perry Mason” dhe “My Favorite Martian”, në vitet e ’60-ta.

Glover shfaqej rregullisht në disa filma të mëdhenj në vitet që pasuan … duke marrë pjesë në filma si “Chinatown” dhe duke luajtur rolin e atentatorit Z. Wint në filmin e James Bond “Diamonds Are Forever”.